Sveçla: U legjitimua lufta jonë ndaj grupeve kriminale në veri
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve ekonomike të SHBA-së ndaj grupit kriminal në veri, me në krye Zvonko Veselinoviq.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se me këtë u legjitimua aksioni i Policisë së Kosovës në veri, me ç’rast mbetën të lënduar disa zyrtar policorë si pasojë e rezistencës së serbëve lokalë.
“Sot u legjitimua lufta jonë ndaj grupeve kriminale e krimit të organizuar, specifikisht në veri, ku struktura të caktuara kanë rezistuar sa herë kanë qenë cak i shkatërrimit. Mirëpres sanksionin e SHBA-së ndaj grupit kriminal me fushëveprim në Serbi dhe në Kosovë dhe ritheksoj se mbesim të pa kompromis në luftimin e krimit, kontrabandës e korrupsionit që cenojnë rendin dhe sigurinë kudo në Kosovë”, shkruan Sveçla.
Postimi i plotë:
Nga aksioni i fundit i Policisë së Kosovës në 4 rajone të Kosovës me qëllim të goditjes së kontrabandës, në veri të Kosovës kishte rezistencë ndaj këtij aksioni me ç’rast mbetën të lënduar disa zyrtar policor e dëme të mëdha materiale.
Sot u legjitimua lufta jonë ndaj grupeve kriminale e krimit të organizuar, specifikisht në veri, ku struktura të caktuara kanë rezistuar saherë kanë qenë cak i shkatërrimit.
Mirëpres sanksionin e ShBA-ve ndaj grupit kriminal me fushëveprim në Serbi dhe në Kosovë dhe ritheksoj se mbesim të pakompromis në luftimin e krimit, kontrabandës e korrupsionit që cënojnë rendin dhe sigurinë kudo në Kosovë.
Rruga Press