Lajme

Sveçla takon ambasadorin e Italisë, koordinohen për bashkëpunimin policor

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili ishte i shoqëruar nga atasheu policor Silvio Esposito, me të cilin diskutuan mbi ecurinë e bashkëpunimit policor dhe për mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.

Ministri Sveçla dhe ambasadori De Riu biseduan për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, situatën e sigurisë si dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral, i cili do të konkretizohet në vizitën e ministrit Sveçla në Itali që do të ketë në ditët në vijim.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe pro aktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj”, ka deklaruar Sveçla, njofto MPB.

Rruga Press

YouTube player