Sveçla takohet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Kroacisë
Ministri i Brendshëm në detyrë Xhelal Sveçla ka takuar sot Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kroacisë, z. Davor Božinović. Ata kanë diskutuar për sigurinë e të dy vendeve dhe dhe forcimin e përbashkët në fushën e sigurisë.
Statusi i plotë më poshtë:
Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kroacisë, z. Davor Božinović.
Në këtë takim diskutuam për situatën e sigurisë për vendet tona, me theks të veçantë mbi rrethanat e reja të krijuara dhe përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë.
Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e sigurisë, të bazuara në qëllime të përbashkëta për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon.
Gjatë ditës, në kuadër të Ministerialit të Forumit të Salzburgut që po mbahet në Kroaci, nën udhëheqjen e Ministrit Božinović, do të vazhdojmë diskutimet mbi çështje kyçe të sigurisë me rëndësi për rajonin tonë dhe më gjerë.
Rruga Press

