Sveçla: Sot nënshkruhet marrëveshja e cila i trajton shqiptarët si qytetarë të të njëtit shtet
Në mbledhjen mes dy qeverive atë të Kosovës dhe Shqipërisë Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla shpjegoi se si do të funksionojë tashmë lëvizja në dogana.
“Sveçla: Me qëllim të krijimit të lehtësirave në brezin kufitar, sot nënshkruajmë protokollin që rrjedh nga marëveshja e kaluar. Do të definohet kalimi, jo me korsi të vecanta por ai me kalimin me dokumentet identifikuese
Ky nuk është protokolli i fundit, i fundit do të jetë kalimi si rrugë normale në autostradë. Protokolli i rradhës është regjiimi që shtetasit të trajtohen si shtetas të të njëjtit shtet.” ka thënë ministri Sveçla.
Rruga Press