Lajme

Sveçla: S’ka alternativë lufta ndaj shkelësve të ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i quajti të suksesshme aksionet e Policisë së Kosovës në disa lokacione, të kryera gjatë së enjtes.

Sveçla foli për aksionet e kryera në Shtërpcë për heqjen e kamerave të vendosura nga strukturat paralele, derisa tha se lufta ndaj shkelësve të ligjit nuk ka opsion tjetër.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

“Dogana e Kosovës bashkë me njësitet policore kufitare po ashtu sot kanë konfiskuar mbi 6 ton mallra të kontrabanduara nga Serbia. Njësitet policore të antidrogës kanë përfunduar me sukses operacionin në Ivajë të Kaçanikut me ç’rast janë konfiskuar mbi 5 kilogramë marihuanë dhe pajisje për mbjelljen dhe kultivimin e substancës narkotike. Po ashtu, në Zveçan, Policia ka konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në vlerë prej 55 mijë euro dhe substancë narkotike të llojit marihuanë”, shkroi kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai theksoi se lufta ndaj cenuesve të jetës së qytetarëve e shkelësve të ligjit nuk ka alternativë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *