KryesoreLajme

Sveçla: Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, situatën e sigurisë në katër komunat veriore e ka quajtur të qetë, por të brishtë.

Sveçla tha se kjo për shkak të tensioneve të kohë pas kohëshme.

Në një intervistë për ”News24”, qasjen e Beogradit karshi Kosovës, ai e ka quajtur destruktive.

“Situata në katër komunat e veriut të Kosovës është momentalisht e qetë, por e brishtë. E brishtë për shkak të tensionimeve të herëpasherëshme, por edhe për shkak të një çasje destruktive të Beogradit karshi Kosovës, karshi kësaj zone, por edhe karshi edhe vetë qytetarëve tanë me kombësi serbe. Beogradi, konkretisht Vuçiq dhe qeveria e tij, varësisht prej politikave të brendshme të tyre, kanë përdorur serbët e Kosovës, kanë përdorur këtë territor që të shkaktojnë tensione jo vetëm për Republikës e Kosovës por tensione edhe në rajon e më gjerë. Duke dashur të shantazhojnë, së pari Kosovën, por edhe bashkësinë ndërkombëtare”, tha Sveçla.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ministri i Brendshëm i Kosovës foli edhe rreth çështjes së dinarit, teksa tha se vendimi është normal për një vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s.

Sveçla tutje ka thënë se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën.

Sipas tij, nevojitet vetëm një urdhër i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ata të nisin sulmin.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ai ka shtuar se po përgatiten për ta parandaluar çdo skenar serb, por edhe për t’u ballafaquar.

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiq mund të aktivizohen në sulme agresive”, ka thënë Sveçla.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player