KryesoreLajme

Sveçla priti homologun maqedonas, diskutojnë për bashkëpunimin kufitar dhe sigurinë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, me të cilin biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për zbatimin e marrëveshjes së fundit për pikë-kalimin e përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë, bazuar në parimin “Hyrje-Hyrje”, si dhe për pikën Glloboçicë – Jazhincë, ku shumë shpejt, me finalizimin e punimeve teknike, do të fillojë zbatimi i të njëjtit parim.

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy ministrive, me fokus të veçantë në fushat e sigurisë kufitare, luftimit të krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm, si dhe forcimin e bashkëpunimit policor, njofton Ministria.

Lexo më shumë  BE do të vazhdojë me sanksione të reja ndaj Rusisë pa SHBA-në

Sveçla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe theksoi se marrëveshja e fundit ndërmjet dy vendeve tregon gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë. Ai shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të avancuar më tej marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut në luftimin e të gjitha llojeve të krimeve, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, Ministri Toshkovski vlerësoi bashkëpunimin ekzistues ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe informatave për të garantuar siguri të qëndrueshme për qytetarët e të dyja vendeve.

Lexo më shumë  Maqedonci: Qendra për Studime e FSK-së, mori pjesë në stërvitjen “Eagle Strike 2025”, e cila u zhvillua në Rreth-Greth, Shqipëri, nën drejtimin e Gardës Kombëtare të New Jersey-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në fund të takimit, të dy ministrat u dakorduan për të intensifikuar kontaktet ndërinstitucionale dhe për të punuar së bashku në projekte të përbashkëta në kuadër të iniciativave rajonale dhe evropiane për siguri dhe rend.

YouTube player
sqhrenfrdeit