Sveçla për pagat e policëve: Nga 392 euro, do të arrijë 759 euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se paga bazë e policit të lartë do të arrijë 759 euro, ndërsa e zjarrfikësve 660 euro, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook ku ka folur për projektbuxhetin dhe rritjen e pagave të policëve e zjarrëfikësve, Sveçla ka thënë se është i lumur për këtë fakt.
“Jam i lumtur që jo vetëm këto dy kategori që hyjnë në domenin e Ministrisë së Brendshme por gjithë sektori publik do të ketë për herë të tretë brenda mandatit tonë rritje të të hyrave”, ka shkruar Sveçla.
“Siç edhe është prezantuar dje nga Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati, viti 2025 parasheh dy faza të rritjes pagave për të gjithë sektorin tonë publik. Paga bazë e policit të lartë që kur erdhëm në qeveri ishte mesatarisht 392 euro, do të arrijë 759 euro ndërsa e zjarrfikësve që ishte 352 euro, do të arrijë 660 euro”, ka theksuar Ministri i Punëve të Brendshme.
Rruga Press