Sveçla për Mustafën: Do të mbetet shembull frymëzues për policët
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Shemë Mustafa, i cili dy vite më parë ishte rrëmbyer nga njësitë speciale të Serbisë gjatë kryerjes së detyrës.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Shemë Mustafa, pjesëtar i Policisë Kufitare, i cili dy vite më parë ishte rrëmbyer nga njësitë speciale të Serbisë gjatë kryerjes së detyrës, thellë në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas Sveçles, shërbimi i Mustafës në mbrojtje të kufijve do të mbetet shembull frymëzues për pjesëtarët e Policisë..ë
“Shërbimi i tij me përkushtim dhe guxim në mbrojtje të kufijve tanë do të mbetet shembull frymëzues për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe për brezat që do t’i bashkohen asaj. Pavarësisht vështirësive shëndetësore, ai gjithmonë ishte në detyrë, përkrah kolegëve të tij, duke dëshmuar ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe dashurinë për atdheun”, ka shkruar Sveçla duke përkujtuar policin e ndjerë, Shemë Mustafa.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Mustafa, e kolegëve e mbarë Policisë së Kosovës.
Rruga Press

