KryesoreLajme

Sveçla për kërcënimet nga “Severna Brigada”: Armiqtë do të japin llogari para ligjit

Armiqtë do të përfundojnë gjithmonë duke dhënë llogari para ligjit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, derisa ka komentuar kërcënimet me jetë që i janë bërë nga organizata terroriste “Severna Brigada”.

Ai ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht i sigurt falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizimit të saj.

Teksa është deklaruar sot për kërcënimet që organizata terroriste serbe “Severna Brigada” i ka bërë të martën atij dhe kryeministrit Albin Kurti, Sveçla ka thënë po ashtu se është Policia e Kosovës që garanton qetësi dhe që institucionet të punojnë të sigurta.

Lexo më shumë  Trevjetori i luftës në Ukrainë, Maqedonci: Vitin e kaluar Kosova i dërgoi Ukrainës dy pako mbështetëse ushtarake

“Unë ndihem jashtëzakonisht i sigurt, m’u falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizimit të tyre, pra, sukseset e PK-së, ajo që na garanton që qytetarët të kenë jetë të qetë, e institucionet të punojnë të sigurta. Patjetër se në luftën tonë për drejtësi, për rend dhe ligj, gjithmonë do të ketë armiq të kësaj lufte, të cilët në një mënyrë apo tjetër do të godasin institucionet e Kosovës. Mos të harrojmë se edhe vetë PK-ja ka policë të rënë në detyrë, të cilët nuk janë në mesin tonë për të festuar, por janë familjaret e tyre, të cilëve ua uroj ditën e Policisë. Punët vazhdojnë, armiqtë tanë do të përfundojnë gjithmonë duke dhënë llogari para ligjit”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  GJKKO përgënjeshtron Veliajn i cili gënjen edhe nga qelia: Nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment

Këto komente Sveçla i bëri me rastin e vizitës që iu bëri njësiteve dhe pajisjeve të policisë në sheshet “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova”, me rastin e 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. /KP

Rruga Press

YouTube player