KryesoreLajme

Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se hapësirat publike që për dekada kanë qenë të uzurpuara nga strukturat paralele të Serbisë, po i kthehen në shfrytëzim komunave dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ai tha se në kuadër të përpjekjeve për mbylljen e të gjitha formave të paralelizmit institucional, një objekt në Mitrovicën e Veriut, i cili deri më tani ishte përdorur nga strukturat paralele nën emërtimin “Zyra për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara”, është kthyer në pronësi të komunës.

Lexo më shumë  Kosova dhe Italia heqin tatimin e dyfishtë

Po ashtu, një aksion i ngjashëm është zhvilluar pranë stacionit të pompave të ujit në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut.

“Epoka e tolerimit të zhvillimit të paralelizmave përballë institucioneve tona ka perënduar dhe nuk kthehet më. Në çdo cep të Republikës sonë ka rend e ligj dhe institucione që janë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë”, deklaroi Sveçla.

Lexo më shumë  Turistët braktisin Shqipërinë/ Bien importet e mallrave të akcizës në dymujor
YouTube player