KryesoreLajme

Sveçla konfirmon arrestimin e një zyrtari policor në aksionin kundër spiunazhit: “Kështu rritet besimi në organet e sigurisë”

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar sot arrestimin e një zyrtari policor gjatë operacionit kundër spiunazhit që u zhvillua në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Në një deklaratë për media para seancës së 48-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, Sveçla u shpreh se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të hetimeve që janë ende në zhvillim, por theksoi rëndësinë e këtij operacioni për ruajtjen e sigurisë dhe integritetit institucional.

“Kështu rritet besimi në organet e sigurisë”, u shpreh ai, duke përgëzuar autoritetet për punën dhe bashkëpunimin në këtë aksion të ndjeshëm.

Operacioni është udhëhequr nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), dhe është pjesë e hetimeve për veprimtari të dyshuar spiunazhi.

Lexo më shumë  Lubisha Miljkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Rruga Press

YouTube player