KryesoreLajme

Sveçla: Kapitulli i institucioneve paralele ilegale të Serbisë në Kosovë mbyllet përfundimisht

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se me aksion të përbashkët të kësaj ministrie me Policinë, Ministrinë e Industrisë dhe të Administrimit të Pushtetit Lokal janë mbyllur komunat paralele serbe në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.
“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook. “Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cenojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”.

Lexo më shumë  Virtuozi i vetëm i gjallë i ndërgjegjes kombëtare quhet Albin Kurti

“Nga sot kapitulli i institucioneve paralele ilegale, kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës mbyllen. Në Banjë e të gjithandej në pjesët tjera të Republikës së Kosovës, objektet komunale, postat, zyrat tatimore dhe të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”, ka thënë Sveçla në videon e publikuar në Facebook.

Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se “nga sot, 28 komunat paralele, kriminale të Serbisë në Kosovës dhe 5 qarqet e tyre mbyllen përfundimisht”. 

“Këto institucione paralele kriminale të Serbisë nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player