KryesoreLajme

Sveçla: Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet dhe po forcohet çdo ditë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar qytetarët në Ditën e Forcës së Ushtrisë së Kosovës.

Sveçla ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet e forcohet çdo ditë.

Postimi:

Si vijimësi e Ushtrisë sonë Çlirimtare, Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet dhe po forcohet çdo ditë, duke i shërbyer sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës sonë.

Lexo më shumë  23 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

Në prag të festës sonë kombëtare, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sot shënojmë edhe Ditën e Forcës sonë.

Urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që me përkushtim dhe guxim i japin kuptim uniformës dhe i shërbejnë pa u kursyer vendit tonë.

Gëzuar Dita e Forcës

Rruga Press

YouTube player