KryesoreLajme

Sveçla e Rizvanolli vizitojnë objektin e ri të Policisë së Kosovës në veri të vendit

Personeli i Policisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) Mitrovicës Veriore tashmë do të shfrytëzojë një pjesë të ndërtesës së Trepçës.

Të shtunën, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar objektin e ri të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

Lexo më shumë  Komiteti i Rajoneve i BE-së ia hoqi Kosovës fusnotën, ministri Konjufca e mirëpret vendimin – falënderon Coughlan për mbështetjen parimore

“Në qershor të vitit 2024 kemi bërë kërkesë tek Kryeshefi i TREPÇA-s që Policisë së Kosovës respektivisht DRP Mitrovica Veri ti jepet në shfrytëzim edhe një pjesë e ndërtesës që është afër ndërtesës aktuale ku jemi tani.

Kjo është bërë me qëllim që personeli i Policisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) Mitrovica Veri të ketë më shumë hapësirë dhe kushte më të mira pune”, tha Elshani.

Lexo më shumë  Basha: Kurti ia ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres së parë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme

Sipas Elshanit, kjo do të ndikojë në ofrimin kualitativ të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe do të lirojë nga pesha e punës Stacionin Policor Zveçan dhe Stacionin Policor në veriun e Mitrovicës.

Rruga Press

YouTube player