KryesoreLajme

Sveçla e Haxhiu në Polici, vlerësojnë se duhet shtim i angazhimit për hetim të krimeve të luftës

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kanë vizituar të premten Policinë e Kosovës, ku janë pritur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Fehmi Hoti. 

Fokusi i vizitës së ministrave, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ishte te Drejtoria për hetimin e krimeve të luftës, siç thuhet, për të parë nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e kësaj drejtorie në hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar të cilët kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Duke folur për drejtësi për viktimat dhe shoqërinë lidhur me krimet e luftës përfshirë dhunën seksuale, të përdorur si armë lufte në Kosovë, u vlerësua se duhet shtuar edhe më tej angazhimi i përbashkët i hetimit, arrestimit dhe procedimit penal të të gjitha rasteve të krimeve të luftës tek organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim. 

Rruga Press

YouTube player