KryesoreLajme

Sveçla: Dy vite nga sulmi në Zveçan, bandat janë shpartalluar

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka kujtuar sot ngjarjet e 29 majit 2023, kur në komunën e Zveçanit dhe pjesë të tjera të veriut të vendit ndodhën sulme të dhunshme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

“Dy vite prej kur bandat kriminale, të drejtuara dhe organizuara nga Beogradi, plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe sulmuan Policinë e Kosovës me qëllim moslejimin e marrjes së detyrës nga kryetarët në katër komunat në veri të vendit. Ngjarja më e dhunshme ndodhi më 29 maj 2023 në Zveçan”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Lexo më shumë  KQZ-ja në pritje të 3 mijë e 185 pakove me fletëvotime që do të arrijnë në Kosovë, numërimi fillon në orën 19:00

Ai ka theksuar se situata sot është krejtësisht ndryshe. “Sot, bandat janë shpartalluar, ndërkohë që kryetarët punojnë normalisht dhe qytetarët marrin shërbimet e nevojshme. Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe”, ka përfunduar Sveçla.

YouTube player