KryesoreLajme

Sveçla: Arrestimi i Fatmir Shehollit, akt serioz ndaj sigurisë së Republikës. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshime të bazuara për përfshirje në spiunazh.

Sveçla theksoi se ky rast përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, duke kërkuar trajtim institucional me seriozitet të lartë.

“Individë si ky, që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë, kanë bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë për të minuar Republikën dhe progresin e saj. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri nënvizoi se institucionet e sigurisë mbeten të përkushtuara për ta mbrojtur vendin nga çdo kërcënim, duke e cilësuar mbrojtjen e Republikës si detyrim institucional dhe moral.

Lexo më shumë  ShBA-ja bën thirrje në OKB për mbylljen e UNMIK-ut: S'ka arsye që Kosova të trajtohet më 2026 sikur të ishte në vitin 1999. Sot KFOR-i ndihmon që të ruhet siguria në rajon

Rruga Press

YouTube player