KryesoreLajme

Sveçla: Ambiciet territoriale të Serbisë për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për rajonin

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se ambiciet territoriale të Serbisë për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem për vendin, por edhe për rajonin.

Të martën, në një takim me shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, Sveçla ka thënë se diskutuar për bashkëveprim më të mirë e të vazhdueshëm mes KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Raporti i 19 janarit të vitit 1993: Plani për izolim total të Serbisë

“Biseduam mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veriun e Kosovës. Sulmet e njëpasnjëshme viteve të fundit ndaj institucioneve tona dhe zyrtarëve tanë në veriun e Kosovës si dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit ishin çështjet e rëndësishme për të cilat biseduam me znj. Viehe, poashtu edhe për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e mirë e të vazhdueshëm mes KFOR dhe Policisë së Kosovës. Me këtë rast, u dakorduam për bashkëpunim të mëtejmë të institucioneve tona dhe misionit të KFOR. Kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën por edhe të rajonit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti në Ferizaj: Nga Amerika po blejmë raketa dhe do të blejmë edhe helikopterë

“Kosova aspiron rrugën drejt integrimit në NATO dhe në këtë kuptim, do të vazhdojmë përpjekjet tona si partner serioz në garantimin e sigurisë në vend dhe në rajon”, ka shkruar Sveçla tutje.

YouTube player