BallinaLajme

Surprizojnë shkallët 130-vjeçare të kullës “Eiffel” Ja sa u shitën

Një pjesë e shkallës së vjetër spirale të kullës “Eiffel”, u shit në ankand për thuajse 275.000 euro (331.300 dollarë), afërsisht katër herë sa çmimi i kërkuar, sipas shtëpisë së ankandeve “Artcurial”.

Pjesa origjinale e monumentit historik 130-vjeçar të Parisit, tani do të ketë një shtëpi të re në një koleksion europian.

Shkalla spirale, që më parë lidhte nivelet e dyta dhe të treta të “Dame de Fer” u çmontua dhe u nda në rreth dy duzina në fillim të viteve 1980, për shkak të ndërtimit të një ashensori.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak dhe financiar me Turqinë

Shumica e atyre pjesëve, kaluan nën çekan në vitin 1983.

Pjesa në ankand këtë javë, i njohur si numri 17, është me gjatësi tre metra dhe vjen nga një koleksion privat në Kanada.

Përfshirë koston e ankandit, çmimi total ishin saktësisht 274 475 euro.

Kulla “Eiffel”, pranë lumit të Senës, në kohë normale vizitohet nga deri në shtatë milionë njerëz në vit. Monumenti me famë botërore u ndërtua për Ekspozitën Botërore të Parisit dhe përfundoi tërësisht, në vitin 1889.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Holanda kanë bllokuar integrimin, Rama tallet me studentët: Po na buzëqesh fati
YouTube player