ArgumentKryesore

Sulstarova: Osmani mund të kandidojë për presidente me 30 firma deputetësh nga LVV-ja, por nuk ka ende konsensus politik

Pedagogu Enis Sulstarova ka reaguar për debatin rreth mundësisë së një mandati të dytë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një reagim publik, ai thekson se nëse Osmani dëshiron të kandidojë sërish për postin e presidentes, duhet të ndjekë procedurën kushtetuese si çdo qytetar tjetër, duke siguruar fillimisht 30 firma nga deputetët për të hyrë në garë.

Lexo më shumë  Sektori minerar prioritet strategjik, Kusari konfirmon mbështetjen e Kanadasë dhe SHBA-së

Sipas Sulstarovës, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme t’i ofrojë këto firma për kandidimin, por aktualisht nuk duket se ekziston një konsensus i gjerë politik për emrin e saj.

Ai shton se nëse procesi kalon raundin e parë të votimit, atëherë rriten gjasat që kandidati për president të zgjidhet me shumicë të thjeshtë në raundet pasuese.

“Qytetarja Vjosa Osmani duhet të hyjë në garë fillimisht, se demokracia kështu funksionon”, shprehet Sulstarova.

Lexo më shumë  BE: Krimi i organizuar po depërton në ekonomi dhe institucionet e Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player