ArgumentKryesore

Sulstarova: Gjykata Supreme e republikës certifikon për zgjedhje politike subjektin që nuk e njeh republikën!

Profesori Enis Sulstarova ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për të certifikuar për zgjedhje subjektin politik që, sipas tij, nuk e njeh Republikën e Kosovës.

“Gjykata Supreme e Republikës certifikon për zgjedhje politike subjektin që nuk e njeh Republikën! Në çdo demokraci, elektoratit i ofrohen mundësi zgjedhjeje që janë brenda rendit kushtetues, jo që nuk e mohojnë ekzistencën e shtetit dhe nuk angazhohen me mjete të dhunshme për ta shkatërruar atë”, shkroi Sulstarova.

Lexo më shumë  Libia synon të bëhet furnizues serioz i gazit natyror për Evropën deri në vitin 2030

Ai theksoi se në vende të tjera mund të ketë parti de facto separatiste, por që de jure e njohin shtetin. Ndërkohë, sipas tij, kur zbulohet se një parti është vegël e një shteti armik ose e përfshirë në terrorizëm, ajo nxirret jashtë ligjit.

Sulstarova shtoi se elektorati serb në Kosovë duhet të orientohet të votojë për parti që përkrahin Republikën e Kosovës, e jo për Listën Serbe, e cila sipas tij mban gjallë separatizmin dhe agjenturën e Serbisë brenda shtetit.

Lexo më shumë  Fetoshi: Nata e tmerrit në Mitrovicë, krim që ende pret aktakuzë

“Në fund, Gjykata Supreme me vendimin e saj ka goditur vetë Republikën në emër të së cilës i jep vendimet”, theksoi ai.

Rruga Press

YouTube player