Sulmohet sërish Kievi, reagon SHBA-ja
Sulme të reja u regjistruan në Kiev të martën, njoftoi nënkryetari i Zyrës së presidencës së Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, raportoi BBC-ja.
Ai tha se tri shpërthime u dëgjuan në ndërtesën e furnizimit me energji në lagjen Troeshchyna, gjersa banorët mbetën pa energji elektrike.
Shpërthimet i konfirmoi edhe kryetari i qytetit, Vitaliy Klitschko, duke njoftuar se të gjitha ekipet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk u raportua për viktima.
Sulme shkatërruese në Kiev u kryen edhe mëngjesin e së hënës. Dhjetëra civilë u vranë, pasi dronët kamikazë goditën ndërtesat e banorëve. Autoritetet ukrainase thanë se dronët ishin të shtetit iranian, derisa kjo nuk u mohua Rusia.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësuan shkelje të sanksioneve përdorimin e dronëve iranianë nga ana e Rusisë.
Në një raport të përbashkët, Franca dhe Britania e Madhe, thanë se dronët shkelin Rezolutën 22331 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo rezolutë, e lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit, ndalon transferimin e teknologjive ushtarake iraniane te shtetet e tjera.
“Ne besojmë se këta dronë që u transferuan nga Irani në Rusi dhe u përdorën në Ukrainë, janë ndër armët që do të mbetën të përjashtuara për përdorim, nën 22331-n”, tha Departamenti i Shtetit Amerikan.
Rruga Press