Sulmohet Policia e Kosovës në Zveçan
Protestuesit serbë kanë sulmuar sot Policinë e Kosovës në Zveçan, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim të veturës policore e cila ishte duke patrulluar në atë zonë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Baki Kelani konfirmoi se si pasojë e sulmit, veturës i është thyer xhami.
“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveçanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, deklaroi ai.
Rruga Press