Bota

Sulmohet me raketa ndërtesa e Kryqit të Kuq në Mariupol

Kryqi i Kuq ka bërë të ditur se objekti i kësaj organizate në Mariupol të Ukrainës është goditur nga raketat ruse të mërkurën.

“Ne mund të konfirmojmë se imazhi që po qarkullon tregon depon e KNKK-së në Mariupol”, thuhet në një deklaratë të Kryqit të Kuq, raporton të mërkurën Sky News.

Lexo më shumë  WSJ: Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner heq dorë nga investimi në Serbi

“Ne nuk kemi një ekip në terren në Mariupol, kështu që nuk kemi informacione të tjera, duke përfshirë viktimat ose dëmet e mundshme”, thuhet më tej në deklaratë.

Kryqi i Kuq ka njoftuar se fatmirësisht i kishte shpërndarë të gjitha ndihmat që i kishte në magazinë, para se ndërtesa të sulmohej.

Në Mariupol tash e disa javë po zhvillohen luftimet më të ashpra në gjithë Ukrainën. Qendrën e qytetit vavzhdojnë ta mbajnë ende forcat ushatarke të Ukrainës.

Lexo më shumë  Ukraina i thotë “jo” zonës së demilitarizuar të Donbasit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *