Sulmohet ekipi i RTV21 në Mitrovicën e Veriut
Ekipi i RTV21, gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani, Berat Bahtiri është sulmuar nga protestuesit serbë derisa po raportonte nga pjesa veriore e Mitrovicës, konkretisht në sheshin Car Llazar.
Protestuesit serbë teksa e kanë sulmuar fizikisht kameramanin Berat Bahtirin, iu është marrë edhe paisja me të cilën ishin duke xhiruar.
![](https://rrugapress.al/wp-content/uploads/2023/05/347432687_287227320309815_361706674409405912_n-1024x768.jpg)
Sulmet në veri të vendit janë bërë të shpeshta ditëve të fundit.
Sot gjatë raportimit në komunën e Leposaviqit, gazetarja e RTV Dukagjini, Vlora Selimi është penguar nga një protestuese serbe.
AGK-ja ka dënuar këto sulme teksa ka bërë thirrje që të bëhet mbrojtja e gazetarëve në atë pjesë nga Policia e Kosovës.
Rruga Press