KryesoreLajme

Sulmi terrorist në veri, ambasadori Hovenier: Është kryer nga një grup profesionistësh

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur sot për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.

Hovenier në një deklaratë për media tha se sulmi është kryer një grup profesionistësh, ndërkaq theksoi se ka ende çështje që nuk dihen.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Më lejoni të them se është sulm shumë serioz… institucionet e sigurisë së SHBA-së po punojnë bashkë me të Kosovës për të sqaruar gjithçka që ka ndodhur, si dhe motivet…”, tha ambasadori.

Ai më tej tha se ajo çfarë dinë është se pati sulm që ishte nga një grup i organizuar, i stërvitur e profesional dhe që pati edhe pajisje ushtarake.

“…E dimë se sulmuesit vranë një polic të Kosovës”, ka thënë Hovenieri.

Ambasadori amerikan tha po ashtu se sulmi nuk ishte nga një grup i organizuar spontanisht nga individë, qytetarë, por ishte një grup i organizuar mirë që do të thotë se prapa tyre qëndron ndonjë strukturë.

Rruga Press

YouTube player