Sulmi në Ukrainë/ Vendet baltike mbyllin hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse
Estonia, Letonia dhe Lituania kanë vendosur të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse, thanë zyrtarët e transportit të këtyre tre vendeve baltike.
Lituania është rruga më e shkurtër nga Moska drejt enklavës ruse të Kaliningradit, e cila ndodhet midis dy anëtarëve të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë në bregun lindor të Detit Baltik. Ky ndalim do të detyrojë fluturimet ruse të bëjnë një devijim më të gjatë përmes Detit Baltik për të arritur në Kaliningrad.
“Nuk do të lejohen fluturimet për aeroplanët e agresorit në qiellin e lirisë”, tha kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonyte pas një takimi të qeverisë.
Forcat ruse goditën qytetet ukrainase me artileri dhe raketa kruz të shtunën për të tretën ditë radhazi.
Një fluturim i kompanisë ruse Aeroflot nga Moska në Kaliningrad të shtunën përdori hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe Lituanisë, sipas faqes së internetit që monitoron fluturimet, Flightradar24. Sipas të dhënave të kësaj faqeje interneti, një fluturim i linjës ajrore Rossiya nga Kaliningradi në Shën Petersburg fluturoi mbi të tre shtetet baltike./ VOA
Rruga Press