Lajme

Sulmi në Izrael – Ambasada e Kosovës atje fton shtetasit e saj që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale

Pas sulmeve të Hamasit në Izrael, Ambasada e Kosovës në Jerusalem i udhëzon të gjithë shtetasit e saj që gjenden në shtetin izraelit që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale atje ose të kontaktojnë ambasadën.

Këtë njoftim ambasada e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku tutje shkruan se shtetasit e Kosovës për çdo rast mund të kontaktojnë me Ambasadën e Kosovës në Izrael në numrin: +9720586340450.

Lexo më shumë  Kurti: 2.5 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re në Fushë Kosovë

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Shtetin e Izraelit i udhëzojmë që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale izraelite dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem në numrin e kontaktit: +9720586340450”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Ndryshe, këtë mëngjes mijëra raketa u hodhën nga Rripi i Gazës drejt Izraelit. Grupi palestinezë Hamas mori përgjegjësinë për sulmin.

Lexo më shumë  Me heqjen e masave Kosova përfiton 205 mln euro nga BE-ja në fund të janarit

Ndërkohë, Izraeli ka nisur një kundërsulm ndaj caqeve të militantëve palestinezë. 

Rruga Press

YouTube player