KryesoreLajme

Sulmi me armë ndaj policisë, reagon Kurti: Bandat kriminale kundër zbatimit të ligjit dhe luftës sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin me armë ndaj policisë në veri të vendit.

Në një postim në Twitter, Kurti thotë se është hera e dytë brenda një jave që bandat kriminale në veri, sulmojnë me armë patrullën e policisë.

“Rreth 10 të shtëna pati në drejtim të Policisë Kufitare që po vendoste një varkë patrullimi në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar Kurti.

Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar.“, përfundoi Kryeministri i Kosovës.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Policia e Kosovës më herët doli me një deklaratë që njoftoi për këtë sulm, duke shtuar se nuk ka mbetur askush i lënduar.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar Policia.

Rruga Press

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *