Bota

Sulmet ruse, Tajvani dhe Çekia nënshkruajnë marrëveshje për rindërtimin e Ukrainës

Tajvani dhe Republika Çeke kanë nënshkruar një marrëveshje për të punuar së bashku për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, pas shkatërrimeve nga lufta me Rusinë.

Sipas mediave të huaja, marrëveshja do të bëjë që të dy vendet të punojnë së bashku në rindërtimin e sistemeve të ujit dhe energjisë.

Lexo më shumë  Ursula von der Leyen: Ukraina mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030

“Ne jemi shumë të lumtur që vendi që po na mbron në emrin tonë, Ukraina, po mbështetet nga aleati dhe miku ynë i madh, Tajvani”, tha në një ceremoni i dërguari i qeverisë çeke për rindërtimin e Ukrainës, Tomas Kopecny, në ministrinë e jashtme të Tajvanit.

Marrëveshja vjen pavarësisht mungesës së lidhjeve zyrtare diplomatike mes këtyre vendeve.

Kujtojmë se që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, me mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë dhe shumë qytete janë shkatërruar plotësisht, pas nisjes së agresionit të pajustifikuar nga ana e Rusisë mbi fqinjin e saj.

Lexo më shumë  Zelensky në trevjetorin e nisjes së luftës lavdëron ukrainasit për rezistencën
YouTube player