Bota

Sulmet ruse mbi Keiv/ Kallas: Putini tallet me përpjekjet për paqe

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, deklaroi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës mbetet tema kryesore në agjendën e Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes të BE-së, që po zhvillohet në Kopenhagen, kryeqytetin e Danimarkës, e cila mban presidencën gjashtëmujore të radhës të BE-së.

“Sulmet e fundit tregojnë se Putini po tallet me çdo përpjekje paqeje që po bëhet. Ajo që duhet të bëjmë është të rrisim presionin mbi Rusinë – kjo është ajo që ai kupton”, u shpreh Kallas para mediave.

Lexo më shumë  Liberalët sllovenë të kryeministrit Golob fitojnë zgjedhjet, por humbasin shumicën në parlament

Si temë të dytë të diskutimit, Kallas përmendi gatishmërinë mbrojtëse të BE-së, duke theksuar se shtetet anëtare duhet të angazhohen më shumë në fushat ku kapacitetet janë të pamjaftueshme.

“Është e qartë që kemi disa fusha ku duhet të bëjmë më shumë. Pres që vendet anëtare të marrin drejtimin dhe të ecim përpara me projekte konkrete,” deklaroi ajo.

E pyetur për garancitë e sigurisë, Përfaqësuesja e Lartë sqaroi se kontributi i BE-së përfshin:

• Misionin e trajnimit
• Misionin ushtarak
• Mbështetjen për industrinë mbrojtëse të Ukrainës

Lexo më shumë  Raportuesja e OKB: Izraelit iu dha leje për të torturuar palestinezët, shumica e shteteve e lejuan këtë

Këto, sipas saj, mund të përfshijnë edhe vende neutrale. Ajo shtoi se po diskutohen ndryshime në mandatet e këtyre misioneve, për t’i përshtatur pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Kallas tha se BE-ja po përgatit një tjetër paketë sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë:

“Të gjithë e kuptojnë se, me Putinin që tallet me përpjekjet për paqe, vetëm presioni ka efekt,” u shpreh Kallas.

Rruga Press

YouTube player