Bota

Sulmet ruse kanë dëmtuar tubacionet e gazit në Luhansk

Autoritetet ukrainase thanë se bombardimet e kryera nga ushtria ruse gjatë natës kanë dëmtuar tubacionet e gazit në qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk, në rajonin e Luhanskut.

Kreu i administrates rajonale të Luhanskut, Serhii Haidai deklaroi se nga këto bombardime humbi jetën një person dhe u plagosën tre të tjerë, shkruan CNN.

Haidai shtoi se bombardimet në Severodonetsk kishin dëmtuar gjithashtu sistemin e furnizimit me ujë dhe kishin shkatërruar dy depo ushqimore.

Lexo më shumë  Franca lëshon një urdhërarrest të ri për Assadin e Sirisë

“Tubacioni qendror i gazit në Severodonetsk u dëmtua dhe po punohet për të riparuar furnizimin me ujë të pijshëm. Nuk ka ujë dhe gaz në qytet”, tha Haidai.

Pas lajmit për fundosjen e anijes “Moska”, Rusia u zotua të premten se do të shtojë sulmet e saj kundër Kievit në përgjigje të atyre që i quan sulme “terroriste” ukrainase.

Rruga Press

Lexo më shumë  Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *