Sulmet me dronë kamikazë, NATO dërgon bllokues sinjalesh në Ukrainë
Sulmet e fundit me drone në Ukrainë nga ana e rusëve kanë sjellë edhe reagimin e NATO-s. Stoltenberg njoftoi se do të dërgojnë paisje speciale për të bllokuar sinjalet në Ukrainë.
Aleanca veriatlantike NATO ka njoftuar se do të dërgojë në Ukrainë pajisje që do të shërbejnë për bllokimin e sinjaleve. Sulmi i fundit me drone kamikazë në qytete të ndryshme të Ukrainës, ka sjellë këtë reagim nga NATO për të ndihmuar ushtrinë ukrainase.
Forcat ruse përdorën së fundmi drone të dyshuar se i kishin marrë nga Irani për të shkaktuar dëme të mëdha dhe terrorizuar qytetet ukrainase larg vijave të frontit.
Duke folur në Forumin e Politikës së Jashtme në Berlin, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca ushtarake do të dërgojë “qindra” bllokues sinjalesh kundër dronëve në Ukrainë në “ditët e ardhshme”.
Këto sisteme do të ndihmojnë Ukrainën të adresojë “kërcënimin specifik të dronëve, duke përfshirë, dronët e prodhuar nga Irani që tani po shkaktojnë shumë dëme në Ukrainë”, tha Stoltenberg.
Pajisjet kundër droneve do të jenë pjesë e një pakete më të gjerë që përfshin gjithashtu karburant, veshje dimërore dhe furnizime mjekësore
Sa i përket përdorimit të dornëve iranianë në luftën në Ukrainë, amerikanët, francezët dhe britanikët kanë kërkuar një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Rruga Press