Sūlme në gjithë rajonin, forcat ukrainase rrëzojnë brenda 24 orëve 21 nga 26 dronë rusë
Gjatë 24 orëve të fundit, forcat ukrainase kanë rrëzuar 21 nga gjithsej 26 dronë rusë të gjuajtur në rajone të ndryshme të vendit. Mediat e huaja raportojnë se kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Kievit.
“Gjatë ditës së kaluar forcat ruse zhvilluan 3 sulme me raketa dhe 57 sulme ajrore, veçanërisht duke lëshuar 26 drone Shahed-136, 21 prej të cilëve u shkatërruan nga mbrojtësit tanë”,– thuhet në mesazh.
Forcat ruse kanë sulmuar gjatë natës qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, duke përdorur dronët “Shahed” të prodhuar nga Iran. Agresioni rus në Ukrainë vazhdon të jetë i ashpër, ku në 24 orët e fundit janë raportuar 60 sulme ajrore në lindje të vendit, veçanërisht në qytetin e Bakhmut.
Rruga Press