Bota

Sulm me dron në bazën ushtarake ruse

Një sulm ukrainas me dron në bazën bombarduese Engels në Rusinë jugore ka lënë të vdekur tre persona, thotë Moska.

Mbrojtja ajrore ruse raporton se rrëzoi dronin, por rënia e mbeturinave shkaktoi viktima në sulmin e kryer  gjatë natës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:35 me orën lokale, ndërkohë që sipas informacioneve të publikuara tre ushtarakë rusë vdiqën nga plagët e shkaktuara nga mbeturinat e dronit.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Guvernatori i Saratovit, Roman Busargin, shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe miqtë e ushtarëve që humbën jetën, ndërkohë që theksoi se nuk kishte “absolutisht asnjë kërcënim për banorët” në qytetin Engels.

Më herët, në rrjete sociale u postuan video ku dëgjohen tinguj shpërthimesh dhe sirena ajrore në aeroportin e qytetit rus.

Në fillim të këtij muaji Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm të ngjashëm në bazën ushtarake ku ndodheshin avionët bombardues rusë. Baza shtrihej rreth 500 km në veri-lindje të kufirit të Ukrainë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ushtria ukrainase ende nuk ka komentuar zyrtarisht këto sulme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *