Bota

Suedia zgjedh kryeministre për herë të parë

Parlamenti i Suedisë ka zgjedhur Magdalena Anderssonin si kryeministren e parë në histori të shtetit.

Andersson së fundmi u bë edhe lidere e Partisë Socialdemokrate, duke zëvendësuar Stefan Lofvenin që u dorëhoq në fillim të vitit.

Zhvillimi është moment historik për Suedinë, që për shumë dekada është parë si vendi evropian më i përparuar kur bëhet fjalë për çështjet gjinore, por që ende s’ka pasur një grua në postin më të lartë politik. Qeveria e Lofvenit e ka cilësuar veten si “feministe” duke sjellë barazinë gjinore në qendër të punës së saj.

Lexo më shumë  Macroni u bën thirrje partnerëve: Hiqni kufizimet që lidhen me garancitë e sigurisë për Ukrainën

Në parlamentin suedez me 349 ulëse, 117 ishin pro shpalljes së saj kryeministre, ndërsa 174 dolën kundër, teksa abstenuan 57.

Me 174 votat kundër nuk është krijuar shumica e 175 votave që duhen për ta pamundësuar zgjedhjen e kryeministres.

Lofven ka udhëhequr qeverinë edhe në periudhën deri kur u formua qeveria e re.

Anderssoni pritet të formojë qeveri në partneritet me Partinë e Gjelbër.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Suedi do të mbahen më 11 shtator.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *