Lajme

Stuhitë e Atlantikut do ta godasin Shqipërinë në mes të nëntorit

Stuhitë e Atlantikut që prej një jave kanë goditur Gadishullin Iberik duke shkaktuar përmbytje katastrofike dhe viktima, pritet që në mes të nëntorit të godasin Shqipërinë.

Alarmi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, në Dita jonë, sipas të cilës reshjet me intensitet të lartë dhe rrebeshet që do të prekin Shqipërinë dhe vendet e rajonit do të rrezikojnë përmbytje.

“Nga data 12, 13, 14 nëntor reshjet do të fuqizohen drejt lindjes duke përfshirë Italinë e jugut dhe territorin shqiptar që nga data 11 nëntor e në vijim reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë një pjesë të Ballkanit, Shqipërinë, Malin e zi dhe Kosovën, Maqedoninë e veriut. Reshjet priten të jenë 50-70 mm në një interval kohor 3 orësh. E gjithë kjo rrit riskun për përmbytje. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë”, tha Porja në A2.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Sipas saj “Shqipëria dhe 3 vendet fqinje pas datës 10 nëntor priten të përballen me stuhi intensive dhe rrebeshe që e gjejnë territorin të thatë që bën që mundësia të absorbohen është shumë e vogël dhe kjo rrit riskun për përmbytje”.

Kujtojmë se Europa prej disa ditësh është përfshirë nga reshjet intensive që kanë goditur Gadishullin Iberik duke shkaktuar qindra viktima në Valencia. Reshjet intensive kanë përfshirë edhe Majorkën, Ibizan dhe gjatë ditës së djeshme Barcelonën, ndërsa rrezikohet edhe Andaluzia.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player