Lajme

Stuhia ‘ELPIS’ mbërrin në Shqipëri, temperatura EKSTREME në vend/Emergjencat: Kujdes

Vendi ynë do të përfshihet nga temperatura që do të kapin ekstremin e minus 23 gradësh celcius. Nga dita e djeshme e deri javën tjetër, vendi ynë dhe gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, do të përfshihet nga stuhia “Elpis”. Deri më tani raportohet se më së shumti nga moti i keq do të “goditet” më konkretisht zona e Librazhdit, Korçës dhe Bulqizës. Por temperaturat e ulta do të karakterizojnë të gjithë vendin, përfshi edhe ato bregdetare.

Qyteti i Dibrës dhe fshatrat rreth saj janë zgjuar sot të mbuluara nga dëbora. Megjithëse moti është i ftohtë, me temperaturat që janë nën zero, pamja që të ofron ky qytet sa herë bie dëborë është e mrekullueshme. Moti i ftohtë ka ndryshuar mëngjesin e sotëm, duke sjellë reshje të dendura dëbore në shumicën e fshatrave të qytetit. Dëbora ka mbuluar çdo cep të qytetit, ndërsa në zonat e thella trashësia varion deri në 25 centimetër. Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi- Tiranë vijon pa probleme. Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë. Aksi Peshkopi-Draj Reç-Kukës me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd,segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi bëhet me zinxhirë. Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet që kemi, shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje, ndërsa ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

Për shkak të temperaturave të ulëta që do të përfshijnë vendin, Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin gjatë tre ditëve të para të javës së ardhshme nga 24-27 janari, ndërkohë që Mbrojtja Civile shkruan se temperaturat në vend pritet që të zbresin deri më -18 gradë Celsius. Sipas tyre, instancat përkatëse janë në kontakt me të gjitha njësitë vendore për të marrë masat në mënyrë që të përballohet situata e vështirë meterologjike që e pret vendin.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri lidhur me të ftohtin që pritet të përfshijë vendin në ditët në vijim. Duke cituar shërbimin e Meteorologjisë Peleshi bën me dije se në disa zona si Bulqiza dhe Puka termometri do zbresë në -18 gradë Celsius. Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët, veçanërisht ata në zonat e thella, të ndjekin këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e tyre për të shmangur situata të rënda.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Ndërkohë, sa i përket motit për ditën e sotme, duke filluar nga orët e para do të paraqitet me vranësira dhe reshje shiu në zonat bregdetare por reshje dëbore në gjysmën lindore të vendit. Parashikohet që pasditja dhe nata të sjellin rënie të temperaturave dhe për pasojë edhe zonat e ulëta rrezikojnë të përfshihen nga reshjet e dëborës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen ndjeshëm në mesditë me të paktën 5 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtesi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.

Rruga Press

YouTube player