Stuhia e dëborës, AHC-shoferëve: Kujdes në Milot – Morinë, përdorini zinxhirët
Firma kontraktore e mirëmbjatjes së rrugës, u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në Rrugën e Kombit.
Moti i keq që përfshirë Shqipërinë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë. Aktualisht rruga është e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor, ndërkohë që “Albanian Highway Concession”, firma kontraktore e mirëmbjatjes së rrugës, u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në Rrugën e Kombit.
“Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar; Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin. Të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë në çdo rast zinxhirë në makinë; Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi 24 orë në nr jeshil 08000400,”-thuhet në postimin e publikuar.
Rruga Press