Bota

Stuhia “Ana” po bën kërdinë në Afrikë me 77 viktima. Qindra banorë mbeten në qiell të hapur

Vendet e Afrikës së Jugut janë në gatishmëri të lartë, pasi stuhia vdekjeprurëse tropikale Anaa goditi Madagaskarin, Mozambikun dhe Malavinë, duke lënë të paktën 77 viktima.

Ndërkohë, dhjetëra, qindra banorë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Qeveritë dhe ekipet e shpëtimit në të tre vendet janë ende në procesin e vlerësimit të shkallës së dëmit të shkaktuar nga shirat e dendur që nisën javën e kaluar në brigjet e Oqeanit Indian dhe Kanalit të Mozambikut.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike ndërkontinentale

Mësohet se Madakasakri shpalli vendin në gjendje katastrofe kombëtare, duke mbajtur zi për 48 viktima. Në Mozambik dhe Malavi, numri i të vdekurve vlerësohet të jetë në 18 dhe 11 viktima respektivisht.

Stuhia goditi edhe Zimbabvenë, por autoritetet nuk kanë njoftuar për viktima.

YouTube player

YouTube player