Studiuesit hollandezë: Kemi zbuluar gjurmë të mikroplastikës edhe tek…
Në ushqim, në gjakun e kafshëve të fermave, madje edhe në gjakun tonin. Mikroplastika mund të jetë e pranishme pothuajse kudo. Alarmi vjen nga shkencëtarët e Universitetit të Amsterdamit, i cili me anë të një studim gjeti praninë e grimcave të mikroplastikës në shumicën e mostrave të testuara.
Studimi i kryer nga universiteti holandez dhe i marrë nga The Guardian u krye për të vlerësuar praninë e mikroplastikës tek kafshët e fermave dhe tek produktet e derivuara, të tilla si mishi dhe produktet e qumështit.
Kontaminimi mikroplastik në fakt u raportua për herë të parë tek viçi dhe derri, por gjetjet e studimit shkojnë shumë përtej kësaj. Shkencëtarët e VUA kanë gjetur mikrogrimcat e mikroplastikës në tre të katërtat e mishit dhe produkteve të qumështit testuar dhe në çdo mostër gjaku të marrë për analizë.
Por mbi të gjitha është një fakt që i shqetëson shkencëtarët. Duke përdorur të njëjtën teknikë të përdorur për të studiuar gjakun e kafshëve, u bë e mundur zbulimi i gjurmëve mikroplastike edhe ën gjakun e njeriut.
Kjo do të thotë, shpjegojnë studiuesit, se grimcat mund të udhëtojnë në gjakun e njeriut dhe të depozitohen në organe.
Shkencëtarët testuan 12 mostra të gjakut të lopës dhe 12 mostra të gjakut të derrit dhe gjetën mikroplastikë, përfshirë polietilen dhe polistiren, në të gjitha.
Nga 25 mostrat e qumështit të analizuara të marra nga kutitë e supermarketeve, rezervuarët e qumështit të fermës dhe mjelja me dorë, 18 nga mostrat, të paktën një nga çdo lloj, përmbanin mikroplastikë.
Megjithëse ndikimi në shëndetin e njeriut nuk dihet ende, studiuesit janë të shqetësuar se në laborator tashmë është treguar se si mikroplastika mund të dëmtojnë qelizat e njeriut.
Një tjetër e dhënë që vërteton tezën, shtojnë studiuesit e VUA-së, janë miliona vdekje të hershme që shkaktohen çdo vit nga futja në trupin e njeriut të grimcave të ndotjes së ajrit.
Pikërisht për këtë arsye bëhet e nevojshme të eksplorohet më tej e gjithë zona e ekspozimit dhe çdo rrezik që lidhet me të.
Kështu nënvizojnë studiuesit e universitetit holandez.
Mënyrat se si mikroplastika mund të hyjë në gjakun fillimisht të kafshëve dhe më pas në gjakun e njerëzve janë të ndryshme. Një nga këto kalon zinxhirin ushqimor.
Rruga Press