Kuriozitete

Studimi që po e kthen aktivitetin e trurit në fjalë

Ky pacient preferon të njihet si BRAVO1.

Kjo shkurtesë është për një studim të quajtur Restaurimi i Ndërfaqes së Trurit dhe Kompjuterit të Krahut dhe Zërit, që ka për synim ta përkthejë aktivitetin e trurit në një tekst në ekran.

Përshëndetjes “Mirëmëngjesi” në ekran i vjen përshëndetja tjetër nga ai, ku thuhet “Tung”.

Pyetjes “Si je sot?”, ai i përgjigjet me “Shumë mirë”.

Ky pacient është i pari nga tetë gjithsej që do të marrin pjesë në këtë studim të Institutit për Neuroshkencë në Universitetin e Kalifornisë San Francisco (UCSF).

Pesëmbëdhjetë vjet më parë ai pësoi goditje në trungun e trurit, e cila ia dëmtoi rëndë lidhjen mes trurit dhe traktit zanor e gjymtyrëve. Ai ka lëvizje të kufizuar dhe aktualisht komunikon me njerëzit duke përdorur një tregues për t’i prekur shkronjat në një ekran.

Autori kryesor i studimit, David Moses, ka shpjeguar se si funksionon teknologjia.

“Ne mund t’i vendosim këta sensorë përgjatë sipërfaqes së trurit sepse rezulton në shtresën e jashtme të trurit. Korteksi kontrollon shumë prej njohurive tuaja, sjellje me të vërtetë e rëndësishme njerëzore, si ligjërimi, dhe kështu duke vendosur sensorë, sensorë elektrikë në sipërfaqen e trurit dhe zonën që kontrollon normalisht sinjalet e dërguara në pistën vokale, kështu që pjesa e trurit që kontrollon traktin tuaj vokal për njerëzit që mund të flasin normalisht, në fakt mund t’i merrni ato sinjale elektrike, ta regjistroni atë aktivitet dhe t’i digjitalizoni ato dhe t’i dërgoni në kompjuterin tonë për përpunim të mëtejshëm”.

Fjalori i krijuar nga UCSF është bërë me pacientët me epilepsi, që kishin të folur normal, por që po i nënshtroheshin neurokirurgjisë për ta përcaktuar burimin e krizave.

Sipas studiuesve, njerëzit normalisht i thonë rreth 150 deri 200 fjalë brenda minutës. Deri më tani, me një fjalor të kufizuar, ky sistem ua mundëson pacientëve që t’i transmetojnë 3 deri në 4 fjalë për sekondë.

Por, truri jep sinjale vazhdimisht dhe studiuesit e kanë të vështirë t’i ndajnë dhe t’i dallojnë saktësisht se cilat sinjalet janë të synuara për traktin vokal.

Fjalori deri më tani përfshin 50 fjalë, që shkencëtarët mund t’i identifikojnë nga aktiviteti i njohur i trurit, duke përdorur algoritmat e avancuar të kompjuterit.

Ekipi universitar ka thënë se ky sistem është në gjendje t’i dekodojë fjalët nga aktiviteti i trurit në një sasi prej 18 deri 20 fjalë në minutë, me 93 për qind saktësi.

Ky program përdor softuerin gjuhësor që përdoret në softuerin për njohjen e tekstit dhe njohjen e të folurit.

Profesor Edward Chang ka kaluar dhjetë vjet duke hartuar modelet e aktivitetit të trurit dhe duke i përshtatur ato me lëvizjet e traktit vokal, për ta prodhuar secilën shkronjë.

“Ju e dini që një pjesë e saj nuk ishte në dispozicion vetëm pesë vjet më parë, një formë e inteligjencës artificiale që i përkthen sinjalet e trurit për të formuar fjalë, disa nga ato mjete thjesht nuk ekzistonin”.

Ekipi ka pranuar se tani ka vetëm një pjesëmarrës në studimin e parë, por thotë se është provë e konceptit dhe nuk do të përshtatet për tërë pacientët.

Studimi është publikuar në Revistën Mjekësore të Anglisë së Re. Studiuesve u ka marrë kohë një dekadë për të arritur deri këtu dhe, sipas tyre, do të duhen edhe shumë vite derisa të përfundojë faza e parë e studimit./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *