Lajme

Studimi në Izrael, infektimi me koronavirus është shumë më i dëmshëm se efektet anësore të vaksinës

Një studim i gjerë i zhvilluar në Izrael, ku janë përfshirë 2 milionë persona, tregon se vaksina kundër koronavirusit e Pfizer/BioNTech rrit lehtë rrezikun e inflamacionit të zemrës, të fryrjes së nyejve limfatike dhe të herpesit. Por gjithashtu del në përfundimin se infektimi me Covid-19 e rrit edhe më shumë rrezikun e inflamacionit të zemrës, plus rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut, atakut në zemër dhe problemeve të tjera që mund të shkaktojnë edhe vdekjen.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Në rastet e identifikuara me probleme te të vaksinuarit, 3 në 100 mijë, thuajse të gjithë ishin djem të rinj. Por në rastet e identifikuara me probleme, te personat e infektuar, ky raport ishte 11 në 100 mijë.

Dr. Ran Balicer, nga “Clalit Research Institute” në Tel Aviv, dhe kolegët e tij që kanë shkruar raportin e publikuar në “New England Journal of Medicine” thanë se kishin gjetur disa raste të personave me miokarditis, një tip inflamacioni i zemrës që është lidhur së fundmi me vaksinat me ARN mesazhere, si Pfizer dhe Moderna.

Ky është studimi i parë që krahason rrezikun e vaksinimin përkundër atij të infektimit me koronavirus, brenda të njëjtës popullsi në të njëjtën periudhë kohore, që tregon se rreziku i infektimit e tejkalon atë të efekteve anësore të vaksinës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *