Lajme

Studimi: Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm ashpërsinë e infeksionit për të prekurit me COVID-19

Të dhëna të reja vijnë nga një studiues grek për koronavirusin. Dr. Manolis Kogevina ka bërë të ditur se ajri i ndotur është një faktor i cili rrit ashpërsinë e infeksionit për një person i cili është i prekur me Covid-19.

Shkencëtarët kanë ekzaminuar të dhënat e thuajse 10,000 personave në Spanjë duke mbledhur informacione nga rastet e prekura me koronavirus.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Ata zbuluan se personat që jetonin në zona me nivele të larta të ndotjes kishin 50% rrezik ndaj COVID-19.

Më në detaje, studiuesit shikuan të dhënat nga 9,605 pjesëmarrës në Katalonjë dhe gjetën 481 raste të konfirmuara të COVID-19.

Ata gjithashtu morën mostra gjaku nga 4,000 pjesëmarrës për të matur antitrupat që treguan se një person kishte COVID-19 asimptomatike , 18% e të cilëve rezultuan pozitivë.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Më pas ata e kombinuan këtë informacion me të dhënat për nivelet e ndotjes në zonat e banuara të pjesëmarrësve dhe zbuluan se ndotja nuk rrit gjasat e infektimit me koronavirus, por ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotësve rriti ndjeshëm ashpërsinë e infeksionit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *