Bota

Studimi: COVID-19 po i bën amerikanët ‘budallenj’, i çon drejt zgjedhjeve të këqija

SHBA-  Sipas një studimi të fundit personat që shqetësohen për pandeminë COVID-19 janë më të ngadaltë në përpunimin e informacionit dhe më keq në mbajtjen e informacionit. Dailymail raporton se studimi, i kryer nga Universiteti McGill dhe Instituti Neurologjik-Spitali i Montrealit, anketoi 1,500 amerikanë nga prilli deri në qershor 2020. Të dhënat e mbledhura gjatë pandemisë u krahasuan me rezultatet nga të njëjtat teste të kryera nga njerëz të ndryshëm përpara pandemisë.  

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë me raketat ''Flamingo'' fabrikën ruse të raketave

Pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin nivelin e tyre të shqetësimit dhe të plotësonin një test të përpunimit të informacionit ku duhej të përputnin shifra dhe simbole sipas një rregulli fiks. Ajo që rezultoi ishte se njerëzit e shqetësuar nga koronavirusi kishin performancë më të keqe në testet e përpunimit të informacionit.

Studiuesit zbuluan se njerëzit e anketuar në qershor 2020 në kohën kur qeveritë kishin marrë masa të rrepta bllokimi dhe mbulimi i lajmeve të pandemisë ishte global dhe i përsëritshëm, performuan më keq se grupet para pandemisë dhe shfaqën ‘shpejtësi më të ngadaltë të përpunimit, saktësi më të ulët të kryerjes së detyrave , dhe ishin më të ndjeshëm ndaj rrezikut.’

Lexo më shumë  Anëtarësim në Bashkimin Evropian pa veto? Ideja që po diskutohet në heshtje në Bruksel

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *