Studimi britanik propozon dozën e tretë të vaksinës kundër Omicronit
Doza e tretë e vaksinës anti-COVID do të ofronte mbrojtje të konsiderueshme ndaj variantit Omicron. Kështu është thënë në një studim të kryer nga shkencëtarët e qeverisë britanike, të cilët bëjnë të ditur se ky variant është duke u përhapur me shpejtësi, dhe se nga mesi i dhjetorit, mund ta kapërcejë Deltan.
Ata thonë se Omicroni mund të përhapet edhe tek vendet që janë me imunitet të nivele të larta, duke mbingarkuar spitalet dhe vështirësuar jetesën, raporton NYTimes.
Studimi thotë se katër muaj pasi njerëzit morën dozën e dytë të vaksinës Pfizer, efekti i saj ishte rreth 35 për qind në parandalimin e infeksioneve të shkaktuara nga Omicroni, duke shënuar një rënie të konsiderueshme të performancës. Një dozë e tretë e çoi efektin në 75 për qind.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se disa prova tregojnë se varianti Omicron është më i lehtë se ai Delta, mirëpo është ende herët dhe duhet pritur testimet e tjera. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se nëse varianti vazhdon të përhapet aq shpejt sa është në Angli, ku rastet dyfishohen çdo dy ditë, sistemet shëndetësore në mbarë botën mund të kolapsojnë nga pacientët.
Rruga Press