KryesoreLajme

Studimi alarmant zbulon se çfarë fshihet në ujin që furnizon Tiranën dhe liqenet e tjera në vend

Një studim i fundit mbi cilësinë e ujërave në Shqipëri ka nxjerrë në pah rezultate thellësisht shqetësuese, duke treguar nivele të larta të ndotjes bakteriale në shumicën dërrmuese të burimeve të monitoruara, përfshirë edhe rezervuarin e Bovillës që furnizon kryeqytetin.Sipas gjetjeve të një projekti që mori në analizë 14 rezervuarë dhe liqene në të gjithë vendin, 13 prej tyre rezultuan me ngarkesë të lartë bakteriologjike.

Analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike konfirmuan praninë e baktereve si Escherichia coli (E. coli) dhe Enterococcus, të cilat janë shkaktare të problemeve shëndetësore.

Burimi kryesor i kësaj ndotjeje masive, siç u shpjegua edhe nga Alisja Herri, specialiste mjedisi në studion e ‘Kafe Shqeto’, është derdhja e ujërave të zeza urbane direkt në këto trupa ujorë.

“Ujërat e ndotur urban derdhen aty,” pohoi ajo. I vetmi burim ujor që i shpëtoi kësaj situate alarmante ishte një rezervuar në Rubjek, i përdorur për peshkim, i cili ndodhet larg zonave të banuara. Ky fakt përforcon lidhjen e drejtpërdrejtë mes aktivitetit njerëzor dhe degradimit të cilësisë së ujit”- tregoj Herri.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rezervuarit të Bovillës, i cili furnizon me ujë të pijshëm rreth 75% të Tiranës. Edhe ky burim jetik për kryeqytetin u konfirmua se ka ngarkesë të lartë bakteriale.

Lexo më shumë  Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj

Ndonëse uji i Bovillës kalon përmes një impianti trajtimi përpara se të arrijë në rubinetat e qytetarëve, ekspertja theksoi se “ngarkesa bakteriologjike e bën shumë të vështirë pjesën e trajtimit të tij”. Kjo gjendje e vështirëson procesin e filtrimit dhe ngre pikëpyetje serioze mbi efektivitetin e tij për të garantuar ujë plotësisht të sigurt.

Pjesë nga deklarata:

“Atëherë, ky projekt që neve aktualisht po zbatojmë, është një projekt i cili mori në monitorim 14 rezervuarë dhe liqene, gjithashtu dhe një kanal ujitës. Ëm, aktualisht dhe fatkeqësisht, në këto gjetje që ne dhe këto dhe këto analiza që ne kryem, fiziko-kimike, po ashtu dhe bakteriologjike, ë shifrat ishin relativisht goxha të, ëm, të dobëta.

Të dobëta në kuptimin që bakteriologjikisht ishin të gjitha me një ngarkesë. Okay, të pasura bakteriologjikisht. Që do të thotë kishin prani të disa baktereve: Escherichia coli, Enterococcus dhe, ë, normalisht që ndikimi është tepër i madh.

Duke përjashtuar vetëm një rezervuar i cili ndodhej në, në Rubjek, i cili ishte i përdorur për ujitje. Por duhet të kemi parasysh diçka, nuk, ë, edhe pse kemi një ndarje… Sepse ujërat e, ujërat e ndotur urban derdhen aty, ujërat e zeza. Në të gjithë rezervuarët që ne morëm në monitorim. Kjo ishte pak a shumë gjetja jonë dhe kjo ishte dhe shqetësimi i banorëve, sepse ata ishin të vetëdijshëm që…

Për ujë të pijshëm është vetëm rezervuari i Bovillës. Ose liqeni i Bovillës, siç quhet ndryshe. Të tjerët janë për, kryesisht për ujitje, për rekreacion. Për energji elektrike, siç kemi, ë, Vaun e Dejës, liqeni i Shkodrës. Po, edhe këto kishin ngarkesa bakteriologjike.

Atëherë Bovilla duhet ta marrim në një aspekt që, Bovilla është e përdorur kryesisht për ujë të pijshëm dhe furnizon rreth 75% të, mos gaboj, të qytetit të Tiranës. Nuk do të thotë se ky uji vjen direkt në rubinetat tanë. Ai kalon në një impiant trajtimi që ndodhet po në afërsi të rezervuarit. Është në pronësi të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, por përsëri ngarkesa bakteriologjike e bën shumë të vështirë pjesën e trajtimit, sepse… Duhet të filtrohet, por e bën të vështirë sepse ngarkesa është shumë e lartë. Ngarkesa bakteriologjike është e lartë dhe procesi i trajtimit të këtij uji është i vështirë.

Se sa kryhet apo jo… Në informacionin dhe në dijeninë që ne kemi, kryhet një trajtim i ujit, por… Atëherë, ne kemi ujin përpara trajtimit, i cili është shumë i ngarkuar”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Prokuroria e Durrësit fillon hetimet nëse përmbytja ka shkaqe vetëm natyrore apo edhe mospërmbushje detyre nga organet shtetërore dhe lokale
YouTube player