Lajme

Studimet/ Ndotja e lartë e ajrit po luan një rol kyç në uljen e lindshmërisë në Ballkan

Ndotja e ajrit është ndër shkaqet e rritjes së infertilitetit dhe rritjes së shkallës së sterilitetit tek gratë dhe burrat në të gjithë Ballkanin Perëndimor, sipas një studimi të Fondit Europian për Ballkanin Perëndimor që u publikua së fundmi.

Më të prekura janë veçanërisht gratë që jetojnë në zona të ndotura, pasi cilësia e dobët e ajrit redukton qelizat e shëndetshme të vezëve dhe në këtë mënyrë ul normat e fertilitetit, duke ulur gjithashtu edhe normat e suksesit të fekondimit in vitro.

Ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur në Ballkanin Perëndimor mund të ulë fertilitetin e femrave me më shumë se 10 për qind, pasi nivelet e larta të ndotjes zvogëlojnë shanset për të mbetur shtatzënë dhe rrisin rrezikun e abortit, thotë studimi.

Tek meshkujt, ndotja zvogëlon prodhimin, duke shkaktuar gjithashtu aborte më të shpeshta për shkak të vdekjes së programuar të qelizave. Ndotës të caktuar të ajrit, të tillë si plumbi dhe bakri, prishin funksionin e gjëndrave në organizmin njerëzor, gjë që ka një ndikim negativ në riprodhim.

Një shkak tjetër është ndotja nga plastika. Ndotja nga plastika është një problem global, duke marr parasysh faktin që grimcat plastike përhapen nga shiu dhe era, pas dekompozimit dhe djegies së mbetjeve plastike, e cila është një çështje veçanërisht kritike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Rezultatet e fundit të studimeve kanë treguar qartë se polistireni, një lloj plastike, që gjendet në ushqim, ujë dhe ajër në formën e tij mikro dhe nano, ndikon në zhvillimin e hershëm të embrionit, i cili, në një fazë të mëvonshme, mund të shkaktojë zhvillim jonormal dhe lindje të parakohshme.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Disa studime kanë vërtetuar se gratë që banojnë në zona të ndotura kanë më pak vezore vitale, nivele më të ulëta të fertilitetit dhe një normë më të ulët të implantimit të suksesshëm të embrionit gjatë fekondimit in vitro, krahasuar me gratë që nuk janë të ekspozuara ndaj ndikimit të ajrit të ndotur.

Studimi thotë se Qytetet e Ballkanit Perëndimor më të prekura nga ndotja e ajrit regjistrojnë një mesatare vjetore mbi 50 μg / m3, e cila është dyfishi i vlerave maksimale të lejuara vjetore, ndërsa nivelet ditore shpesh kalojnë 200 µg / m3.

Në vitin 2019, një në gjashtë çifte në Serbi përjetoi probleme të lindshmërisë dhe situata ishte e ngjashme edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo gjithashtu shkakton një rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore të cilët gjithnjë e më shumë po i nënshtrohen fekondimit in vitro.

Ndotja e ajrit ne laborator është një problem shtesë kur trajtohet çështja e sterilitetit, pasi zvogëlon vitalitetin e qelizave vezë, spermatozoideve dhe embrioneve, duke ulur kështu edhe nivelet e suksesit të fekondimit in vitro.

Ulja e nivelit të infertilitetit në Ballkanin Perëndimor kërkon, përveç masave të ndryshme shëndetësore, kërkon veprime urgjente për të përmirësuar cilësinë e ajrit, thotë studimi.

Ndotja e shkaktuar nga grimcat e ngurta, oksidet e squfurit dhe metalet e rënda duhet të zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që vlerat e fertilitetit të kthehen gradualisht në ato normale. Studimi thotë se duhen marrë masa të menjëhershme për uljen e ndotjes, pasi përfaqëson një nga faktorët kryesorë që ka çuar në rënien e popullsisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Një masë tjetër për të zvogëluar ndikimin e dëmshëm të ndotjes së ajrit është duke zvogëluar plastikën një-përdorimësh, veçanërisht paketimet jo të riciklueshme, si dhe zëvendësimin e fibrave(fije) sintetike me fibra natyrale.

Trajtimi i infertilitetit dhe fekondimi in vitro duhet të bëhen shumë më të disponueshëm për të gjithë personat që duan të kenë fëmijë. Ky lloj trajtimi është bërë një privilegj sot, çiftet që duan të kenë fëmijë duhet të përballojnë kosto të mëdha, dhe procesi shpesh përfshin udhëtime jashtë vendit për procedura të caktuara.

Përveç përmirësimeve të menjëhershme afatshkurtra, është gjithashtu e nevojshme të zhvillohen kapacitetet e qendrave diagnostikuese; të mbështetet realizimi i studimeve të përbashkëta të cilat do të përdorin të dhënat e monitorimit dhe matjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Si përfundim, vendet e Ballkanit Perëndimor, në vend që të përqendrohen vetëm në nivelet e lindjeve, duhet t’i futen punës dhe t’i sigurojnë njerëzve që dëshirojnë të kenë fëmijë mbështetje dhe kushte në të cilat fëmijët do të jenë në gjendje të rriten dhe të marrin frymë ne ajër të pastër.

Qytetet e Ballkanit Perëndimor për fat të keq, mbeten në krye të listave globale të qyteteve me ajrin më të ndotur. /Revista Monitor/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *