Studentja nga Dibra që shkëlqen në Universitetin e Bristolit në Angli, inovatore në luftën kundër kancerit
Donika Klenja është studentja më e mirë nga Dibra që po shkëlqen në Universitetin e Bristolit, në Angli.
Studentja shqiptare ka krenuar Shqipërinë me zbulimet që ka bërë në luftën kundër kancerit. E ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, Donika thotë se po specializohet në fushën molekulare dhe qelizore në mjekësi dhe se aspiron të sjellë zbulime të reja në fushën e kancerit.
“Kam filluar studimet në mjekësinë qelizore dhe molekulare, që do të thotë se fokusohem në bazën qelizore dhe molekulare të sëmundjeve, siç është kanceri. Gjatë këtyre 3 viteve studime pata mundësi të eksploroj preferencat e mia në këtë fushë. Ishte pikërisht fusha e kancerit që e gjeta veten më shumë. Ajo çfarë aspiroj është të vazhdoj në fushën e kancerit dhe të sjell zbulime të reja. Të jem një femër e pavarur në shkencë”, u shpreh Donika.
Ndër të tjera Donika thotë se ka gjetur balancën midis jetës personale dhe studimeve, pasi sipas saj komunikimi dhe socializimi janë elementë të rëndësishëm për çdo profesion.
“Sa do një person të jetë i përkushtuar në studimet, duhet ta balancoj jetën e studimeve me jetën shoqërore dhe personale. Çdo profesion kërkon nga individi të jetë social dhe i aftë në komunikim”, tha Donika.
Si lindi pasioni për studimet?
Donika Klenja: Janë vite të tëra edukimi, ku pasioni im për të studiuar jashtë u forcua më shumë.
Nisi nga ëndrra e një vogëlusheje që vinte nga një qytetet shumë i vogël nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut.
Fillimet e mia të studimeve ishin në Dibër ku mbarova shkollën 8-vjeçare, më pas aty fitova bursë për të studiuar në shkollën e mesme në Strugë. Familjarët e mi, sigurisht që janë krenarë dhe më motivojnë të vazhdojë për më tepër./Ora news/
Rruga Press


